10 Maj 2025

Marek Hamsik grabitet me armë

Napoli, 18 shkurt - Momente terrori për mesfushorin e Napolit, Marek Hamsik. Sllovaku, pas përfundimit të ndeshjes Napoli-Sampdoria (0-0), u drejtua për tek aeroporti i Napolit për të marrë bashkëshorten e tij.

Mirëpo makina e tij është ndalur nga dy individë me motoçikletë, të cilët i kanë drejtuar armën duke e kërcënuar me jetë lojtarin.

Sipas asaj që raporton \"Radio Marte\" personat e armatosur, pasi e kërcënuan, arritën ti merrnin orën që mbante në dorë.

Grabitësit nuk u mjaftuan me kaq, por i thyen edhe xhamin e makinës, duke e fajësuar për pikët e humbura kundër Sampdorias.

Sllovaku pranoi që t’ua jepte orën grabitësve dhe më pas, në gjendje shoku, i telefonoi policisë duke i rrëfyer gjithçka kishte ndodhur.

Autoritet kanë nisur hetimet për të ndalur dy grabitësit, të cilët pasi i vodhën orën lojtarit u drejtuan në drejtim të paditur, siç raportojnë mediat italiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)