Marco Motta braktis Juventusin për Catanian
Torino, 31 janar - Catania ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e lojtarit të Juventusit, Marco Motta, në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Sicilianët kanë nevojë ta forcojnë fazën defensive, ndërsa 25-vjeçari është njeriu i duhur, sipas trajnerit Vincenzo Montella.
Motta e ka filluar karrierën profesionale te Atalanta, ndërsa ka veshur fanellat e Udineses, Torinso dhe Romës, para se ti bashkohej Juventusit në verën e vitit 2010.
Mirëpo, këtë edicion ai vazhdimisht e ka nxehur stolin e Bianconerëve.