Marcelo nuk luan për tre muaj
Madrid, 15 tetor - Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, pritet të mungojë tre muaj për shkak të thyerjes së ashtit metatarsal gjatë angazhimit me përfaqësuesen e Brazilit.
24-vjeçari është lënduar gjatë stërvitjeve dhe është bartur nga fusha nga stafi mjekësor, pasi nuk ishte në gjendje të ecte.
Fillimisht, u mendua se e ka lënduar nyjën, mirëpo pas ekzaminimeve është vërejtur frakturë në ashtin e pestë metatarsal të këmbës së djathtë dhe ndoshta do ti nevojitet ndërhyrja kirurgjike për zgjidhjen e problemit.
Do të kthehem shumë shpejtë. Ka edhe shumë kohë para fillimit të Kupës së Konfederatave 2013 dhe shpresoj të jem pjesë e saj, u ka thënë braziliani gazetarëve.