Marcello Lippi gati t′i rikthehet punës së trajnerit
Romë, 15 shtator - Marcello Lippi është gati t′i kthehet punës së trajnerit, pas pauzës që bëri, pasi e përfundoi eksperiencën e dytë me Kombëtaren italiane. Ai tashmë mendon të rikthehet përsëri duke drejtuar një ekip.
Trajneri italian ka folur për të ardhmen e tij, duke pranuar se ofertat nuk i mungojnë.
Pushimet janë duke përfunduar dhe dëshira ime është që ta rifilloj punën si trajner. Nuk dua ta mendoj edhe një vit tjetër pa drejtuar asnjë ekip.
Për momentin janë në opsion 3-4 mundësi, përfshirë këtu edhe Kombëtare. Deri tani nuk e kam zëvendësuar një trajner të shkarkuar gjatë sezonit, por këtë herë mund ta bëj një gjë të tillë, deklaroi Marcello Lippi.