Maradona sulmon Neymar dhe Pelen

Buenos Aires, 22 qershor - Legjenda e futbollit argjentinase, Diego Maradona, ka akuzuar rëndë sulmuesin e Santosit që po kërkohet nga Real Madridi, Neymar dhe legjendën braziliane Pele, pas komenteve të Neymar kundër Lionel Messit.
Neymar e vërtetoi se është ideal për Real Madridin, kur tha se ai mund të bëhet më i mirë se Lionel Messi edhe pa kaluar te Reali, duke luajtur te Santosi. Dhe kjo sigurisht se nuk kaloi pa u komentuar nga Maradona tejet kontravers.
Neymar është i pa edukuar, ashtu sikurse Pele. Messi është lojtar i jashtëzakonshëm dhe dyshoj se dikush mund ta pengojë atë nga të qenurit më i miri, theksoi Maradona për TVE