Maradona nën "kërcënimin" e Cavanit
Napoli, 3 dhjetor - Gazeta më e madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport" i dedikohet në numrin e sotëm sulmuesit uruguajan të Napolit, Edinson Cavani.
"El Matador", siç thërritet nga opinioni sportiv shënoi dje dy gola në fitoren 5-1 ndaj Pescaras dhe është i dyti në listën e golashënuesve pas Stephan El Shaarawy me 10 gola të relizuar.
Por sulmuesi i napolitanëve po ia frohet një rënditjeje akoma më specilae, kalimin e golashënuesve më të mirë të historisë së klubit.
Cavani ka shënuar 83 gola me fanellëën azurre dhe i duhen edhe 32 të tjerë për të arritur legjendën argjentinase, Diego Armando Maradona.
Por Cavani, pavarësisht zërave të merkatos, ka edhe 5 sezone kohë për tu kurorzuar "Mbreti" i Napolit.