Maradona: Messi do të dëshmoj së është më i mirë se unë dhe Pele
Buenos Aires, 9 prill - Diego Armando Maradona i cili një herrit është edhe trajner i Lionel Messit në ekipin kombëtar të Argjentinës, tha se ylli i Barcelonës është në rrugë të mirë për tu bërë futbollist më i madh i të gjitha kohërave. Sipas tij, Messi do të ndihmojë Argjentinën për të fituar titullin botëror dhe në atë mënyrë do të dëshmojë se është më i mirë se Don Diego dhe Pele.
Messi është më i miri në botë dhe një figurë kyçe te Barcelona. Kur ai luan, ne thjeshtë gëzohemi, futbolli i tij është i një niveli tjetër. Nëse fitojmë Kupën e Botës 2010, atëherë përgjigjen e përjetshme Cili është më i mirë - Pele apo Maradona, do ta zgjidhim. Atëherë as brazilianët, as spanjollët, as anglezët, as gjermanët nuk do të mund të kundërshtojnë se futbollisti më i mirë në historinë e futbollit është argjentinas - tha Maradona.
Ne biseduam shumë pas ndeshjes miqësore kundër Gjermanisë. Kemi biseduar dy orë të plota në hotel, duke i folur për përvojën time dhe duke e paralajmëruar se çdo javë para tij do të ketë sfida edhe më të mëdha dhe se duhet të jetë në gjendje për ti kapërcyer ato. Me sa shoh unë, ai po arrin - tha Don Diego.
Pasi që pa Messin duke shkatërruar çdo gjë para vetes ndaj Arsenalit, trajneri i tij te kombëtarja argjentinase Maradona, gjithashtu ka tejkaluar çdo kufi duke e krahasuar Lionel Messin me Zotin.
Të gjithë janë mahnitur nga e bëma e Lionel Messit të martën në Camp Nou ndaj Arsenalit, që vuri vulë se është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë për Barcelonën, ndërsa legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, ka pasur guximin ta krahasojë atë me Zotin.
Ne jemi të gjithë të lumtur për të dhe ne e dimë se sa me fat jemi që ai është argjentinas. Për momentin, ai po luan futboll më mirë se Zoti. Unë i kam thënë atij se koha ime ka kaluar. Unë i kam thënë se është në dorë të tij se çfarë mund të bëjë në karrierë dhe në fund do ta shohim se kush ishte më i miri.
Është thënë se Messi nuk ka pasion kur luan për Argjentinën, por unë e kam parë për së afërmi dhe them se mund të mbështetem në të. Dua që lojtarëve të mi tua shtoj besimin dhe mendoj se kjo skuadër ka më shumë talent se ajo e vitit 1986. Kam besim të madh në këta djelmosha dhe njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan. Nëse duhet të ndërmarr rreziqe, këtë dhe do ta bëj, deklaroi Maradona.