Maradona: Më gënjyen, më tradhëtuan
Buenos Aires, 30 korrik - Një ditë pasi mësoi se nuk do të jetë më trajner i Argjentinës pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të federatës argjentinase, Diego Maradona ka sulmua dy drejtuesit e lartë të kësaj federate, presidentin Hulio Grandona dhe manaxherin e skuadrave kombëtare, Karlos Bijardo.
Hulio Grandona më gënjeu dhe Karlos Bijardo më tradhëtoi. Ka që në vitin 1990 që skuadra nuk shkon më shumë se sa çerekfinalja e një Botërori, kështu që diçka nuk funksionon nga lart, deklaroi ish-trajneri i selecion, Maradona në një konferencë për shtyp në Argjentinë.
Më tej El Pipe dOro tha se ndjehet i qetë pas largimit nga drejtimi i kombëtares dhe me ndërgjegjen e pastër.
Ditën e martë federata argjentinase e futbollit mori një vendim me unanimitet votash ku nuk iu rinovua kontrata si trajner Maradonas. Vendimi shkaktoi polemika mes mbështetësve të Maradonas dhe atyre që ishin pro heqjes së tij nga stoli i kombëtares pas eleminimit me rezulatin 4-0 në botërorin afrikan në ndeshjen çerekfinale kundër Gjermanisë.