Maradona kritikon Pelen, lëvdron Di Maria-an
Johanesburg, 12 qershor - Përzgjedhësi i Argjentinës, njëherit rivali më i madh i Peles, Diego Armando Maradona, ka kritikuar brazilianin për mospërkrahjen e tij ndaj Kampionatit Botëror dhe vendit nikoqir.
Kur i ndodhi tragjedia ekipit togolez para Kupës Afrikane të Kombeve, një zotëri i caktuar në ngjyrë, që kishte numrin 10, nuk besoi se këtu mund të luhet Botërori. Por, Afrika e Jugut po i thotë atij po ne mundemi, kurse Botërori po fillon.
Jam i lumtur tu tregoj se qëndrimi ynë këtu ka qenë i mrekullueshëm. Ne ndjehemi shumë të rehatuar. Ne zgjodhëm vendin e duhur për tu stërvitur dhe për ta formuar ekipin, të pushojmë dhe të ushqehemi mirë. Ardhja në Afrikën e Jugut ishte pikërisht ajo që kërkova, përfundoi Maradona.
Ndersa Maradona, ka lëvduar njërin prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë, Angel Di Maria.
Ai është lojtar spektakolar, që është duke u ngritur ditë pas dite. Ai përballet me mbrojtësit dhe kjo është ajo për çfarë paguajnë njerëzit sot. Shpresoj se ata do ta shesin atë për 200 milionë euro dhe të përfitojnë shumë kilogramë ari.
Spanja? E pashë fitoren prej 6-0 ndaj Polonisë, por ajo ishte ndaj një rivali jo aq të fortë. Messi rezervist? Pse duhet ta lë Messin në pankinë? Ai ka luajtur 64 ndeshje me Barcelonën dhe kur Guardiola kishte nevojë për të nxjerrë ndonjë lojtar nga loja, ai e largonte Xavin ose Iniestën, e jo Messin, përfundoi Maradona.