06 Maj 2024

Maradona: Dua të jem trajner i Boca Juniros

Buenos Aires, 3 dhjetor - Ish-përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, ka pranuar se ai do të dëshironte të ishte trajner i Boca Juniors, pikërisht në kohën kur klubi më i madh argjentinas po kërkon një teknik të ri.

Boca Juniros është pa trajner që pas humbjes në SuperClassico ndaj River Plates, ndërsa favorit për postin e trajnerit të Bocas tani është ish-portieri Julio Cesar Falcioni. Këtë ide e hodhi poshtë Maradona në mënyrën e tij, duke vënë përpara vetveten.

“Nëse ne do të punësojmë një portier si trajner, atëherë ne nuk kemi mësuar asgjë nga gjithë ato gjërat e këqija që kanë ndodhur pas largimit të ish-presidentit Mauricio Macri”.

“Unë do të vdisja për të qenë trajner i Boca Juniors. Para së gjithash, ka shumë për t’u folur edhe për shumë njerëz të tjerë”, theksoi Maradona që nuk ka marrëdhëniet më të mira me disa prej personaliteteve më të shquara argjentinase.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)