Maradona: Dua që Lavezzi të mbajë numrin 10
Napoli, 4 nëntor - Legjenda e futbollit, Diego Maradona, dëshiron që numri i tij 10, të dalë nga mënjanimi dhe t`i jepet Ezequiel Lavezzit.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kishte dhënë idenë për të rikthyer fanellën me numrin 10, që është hequr nga përdorimi që nga koha e Maradonës në klub.
Një sondazh në ueb faqen Il Mattino tregoi se 54.1 për qind e njerëzve të pyetur, mendojnë se fanella duhet të qëndrojë e papërdorur. Megjithatë Maradona ka një mendim tjetër.
Ezequiel është një djalosh i veçantë dhe një futbollist i madh. Ai duhet të luajë me fanellën numër 10 dhe jo me atë 22, ka thënë argjentinasi për Ole.