Mapua mezi pret të kalojë në Milan
Milano, 8 gusht - Menaxhmenti i Milanit ka vendosur si prioritet për të sjellë nga radhët e Montpellier, kapitenin Mapua Yang-Mbive.
Mbrojtësi brilant ishte një nga lojtarët kyç në titullin e fituar nga ana e Montpellier edhe pse ai tha se e kupton dëshirën e punëdhënësve që ta mbajnë atë në radhët e tyre, ai shpreson që të vazhdoj karrierën në Milan.
Është krejt normale që Montepellier nuk dëshiron që të heq dorë, unë jam kapiteni dhe një nga simbolet e klubit. Milan është një klub i madh dhe unë nuk e di si mund tiu them atyre jo, shpresoj që klubet të arrijnë një marrëveshje, thaYang-Mbive.