23 Dhjetor 2024

Mano Menezes trajneri i ri i kombëtares braziliane

Rio De Zhenerio, 25 korrik - Trajneri i 5 herë kampionëve të botës Brazilit, nuk do të jetë Muricy Ramalho, por Mano Menezes, nga i cili pritet vetëm zyrtarizimi në një konferencë për shtyp.

Federata braziliane e Futbollit i ka ofruar pankinën e kombëtares teknikut, Mano Menezes, aktualisht në drejtimin e Corinthians.

Në fakt kjo është tentativa e dytë e Federatës për të gjetur njeriun e duhur për të drejtuar Selecaon në Kupën e Botës 2014, që do të zhvillohet pikërisht në Brazil, por zgjedhja e parë, Muricy Ramalho, u detyrua të heqë dorë, pasi klubi i tij Fluminense, nuk e lejoi të prishte kontratën.

Menezes, u bë i famshëm për ngritjen në Divizionin e Parë të Gremios në 2005, dhe që dy vjet më pas e udhëhoqi në finalen e Kupës Libertadores. Kështu kur dukej se zëvendësuesi i Carlos Dungës do të ishte Ramalho, ndodh parakalimi i Menezes.

Në fakt, preferenca e Federatës për Ramalho, ka ardhur pas fitores ndaj Cruzeiros, që i dha Fluminenses kryesimin e renditjes. Por presidenti i klubit, Roberto Horcades, ka qenë i prerë për të mos e lënë trajnerin të lirë.

Kështu vetëm në mbrëmje, Federata braziliane e futbollit ka bërë të ditur se presidenti Ricardo Teixeira i ka ofruar pankinën, trajnerit të Corinthias, Mano Menezes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)