07 Maj 2025

Mandzukic arrin marrëveshje me Bayernin

Munich, 26 qershor - Bayern Munichu është pranë transferimit të sulmuesit të Wolfsburgut, Mario Mandzukic, pasi bavarezët janë në kërkim të një lojtari në fazën ofensive.

Klubi gjerman është lidhur me transferimin e Edin Dzekos nga Manchester City, mirëpo duket se negociatat kanë ngecur pasi klubi anglez kërkon 30 milionë euro për boshnjakun.

Kjo ka bërë që Bayerni të orientohet kah Mandzukic, i cili luajti mirë në fazën grupore të Euro 2012 për Kroacinë duke shënuar tre gola.

Sipas Kicker dhe Bild, 26-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje personale me bavarezët dhe dy klubet janë duke negociuar çmimin që lëviz nga 12 deri në 15 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)