Mancini nuk largohet nga City
Mancheste, 7 maj - Sipas presidentit të Manchester Cityt, Khaldon al-Mubarak, menaxheri aktual Roberto Mancini, do të mbesë edhe një kohë të gjatë te pasanikët.
Nuk ka spekulime, Roberto Mancini është menaxheri ynë. Ai ka bërë punë të shkëlqyer, erdhi nga mesi i sezonit dhe ka arritur ti afrohet aq pranë pozitës së katërt.
Edhe unë edhe pronari, Sheikh Mansour, jemi të kënaqur me mënyrën se si ai e ka organizuar ekipin dhe me një para-sezon të mirë para tij, ne ndjejmë se ai mund ta drejtojë klubin edhe një sezon tjetër, me plot sukses.
Ai i ka në zemër interesat e klubit dhe ai është definitivisht njeriu i duhur për këtë klub dhe do të jetë edhe për shumë vite të tjera, tha al-Mubarak.