Mancini në pritje të Edin Dzeko
Volfsburg, 6 janar - Gjuetia për Edin Dzeko është e mbaruar: Manchester Sity bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me Volfsburgun.
Pas 18 muajsh, bëhet i njohur më në fund se cili do të jetë destinacioni i sulmuesit boshnjak, i cili ka qenë objektivi i shumë skuadrave europiane, duke filluar nga Milani, e deri te Bajerni i Mynihut e Juventusi, klubet e interesuara për lojtarin në fjalë.
Është pikërisht trajneri i Manchester Sitit, Roberto Mancini ai që ka lajmëruar ardhjen gjatë muajit janar dhe mbi të gjitha, sepse ka arritur një marrëveshje me Volfsburgun.
Ia dolëm, ia dolëm të bëjmë një marrëveshje me Volfsburgun. Është një lojtar i mrekullueshëm, - thotë Manciti, - dhe ishin të shumta skuadrat që e kërkonin gjatë muajit të verës.
Tani kemi një sfidë të rëndësishme me Arsenalin, dhe më pas mund të flasim më lirshëm në lidhje me këtë çështje.
Lajmi tashmë është dhënë: Edin Dzeko do të jetë një futbollist i Manchester Sitit. Trajneri Mancini thekson se kanë arritur marrëveshjen. Dzeko është një futbollist i Manchester Sitit.