22 Dhjetor 2024

Mancini mohon se mund të drejtojë Italinë

Manchester, 21 mars - Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, edhe një herë e ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë nën drejtim kombëtaren e Italisë pas Kupës Botërore.

Mancini është lidhur me këtë rol pasi Marcello Lippi ka pohuar se do të largohet nga ky post pas kampionatit Afrika e Jugut 2010.

“Ndoshta pas 10 vitesh do të isha i interesuar. Nëse Lippi largohet pas Kupës Botërore, Prandelli do të ishte një zgjidhje e mirë. Nuk e di nëse Lippi do të largohet, por unë do të qëndroj këtu”, ka thënë italiani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)