06 Maj 2024

Mancini: Bale, futbollisti më atraktiv në Evropë

Tottenham, 13 janar - Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Gareth Bale mund të jetë futbollisti më atraktiv për skuadrat e mëdha evropiane nëse ai do të kërkonte largimin nga Tottenhami.

“Vitin e kaluar Bale dëshmoi vlerat e tij por karriera e tij vetëm sa ka filluar. Tani ju duhet të keni shumë para për ta transferuar. Ai është lojtar i shtrenjtë. Natyrisht, Juventusi me Bale do të përshtateshin shumë”.

“Për më shumë, një gjë që është e sigurt është se nëse Tottenhami vendos ta vë atë në treg, atëherë Bale padyshim do të ishte futbollisti më i kërkuar në kontinentin e vjetër. Ndoshta Bale është futbollisti i vetëm që nuk është sulmues e që mund ta bëjë diferencën”, u shpreh ‘Mancio’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)