Manchester United, shumë pranë Kagawa
Dortmund, 4 maj - Drejtori i përgjithshëm i Borussia Dortmund Michael Zorc ka konfirmuar lamtumirën e Kagawa nga klubi gjerman.
Shinji do të shkojë në Angli dhe kjo pasi ka refuzuar ofertën tonë për të rinovuar kontratën, - deklaroi ai për mediat gjermane.
Sipas Bild japonezi do të shkojë pikërisht tek skuadra që më shumë e ka kërkuar atë dhe bëhet fjalë për Manchester United.
Lojtari do të nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare prej 6 milionë eurosh në sezon.