23 Dhjetor 2024

Manchester United merr meksikanin Hernandez

Manchester , 31 korrik - Manchester United ka bërë të tijin një tjetër talent, duke blerë sulmuesin meksikan Javier Hernandez. Futbollisti 22-vjeçar, i cili ra ne sy me performancen e tij gjate boterorit Afrika e Jugut 2010 ka bindur trajnerin Aleks Ferguson per ta transferuar ate ne Premier Ligen angleze nga skuadra e kampionatit meksikan Chivas.

Detajet e këtij transferimi janë mbajtur të fshehura nga të dyja palët, por mediat meksikane bëjnë të ditur se klubi anglez ka paguar 7 milionë paund për të patur shërbimin e sulmuesit, i cili u cilësua si një nga zbulimet e Botërorit 2010.

Vetë futbollisti është shprehur i lumtur për transferimin te një prej klubeve me te medhenj te botes. “Eshte nje endërr të bëhësh pjese e nje klubi kaq te rendesishem. Jam i lumtur dhe tani dua te punoj shume per te shperblyer besimin ne skuadren e re”, ka thene Hernandez. Nderkohe trajneri Aleks Ferguson eshte shprehur i bindur per talentin e futbollistit meksikan, qe sipas tij do te kete nje te ardhme te sigurte.

“Pas disa javesh vezhgimi, tani e njoh me mire Hernandez. Nuk kam asnje dyshim per talentin e tij dhe jam i bindur se do te ingranohet shume shpejt me skuadren dhe kampionatin anglez”, ka thene Ferguson.

Manchester United vazhdon fazen pergatitore ne Meksike, ku do te luaje edhe nje miqesore kunder Chivas, ku Hernandez do te luaje nje pjese me skuadren meksikane dhe nje tjeter me ate angleze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)