Manchester: Dua të largohem nga klubi anglez
Manchester, 13 dhjetor - Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka lëshuar një komunikatë për media ku ka sqaruar arsyet prapa dëshirës për tu larguar nga klubi anglez.
Tevez në komunikatë thotë se marrëdhëniet e tij me individë të caktuar në klub janë përkeqësuar dhe nuk ka gjasa që ato të rregullohen. Argjentinasi shtoi se ai nuk ka ndonjë problem me Roberto Mancinin.
Mund të konfirmoj se kam dërguar kërkesë për tu larguar nga klubi te kryetari i Manchester Cityt. Tani unë kam nevojë që të jem i qetë dhe të mendoj sepse ky është momen i rëndësishëm në karrierën time. Unë kam dashur të largohem gjatë verës, por jam bindur që të qëndroj. Fatkeqsisht, ndjenjat e mia nuk kanë ndryshuar.
Marrëdhëniet e mia me individë dhe zyrtarë të caktuar janë tejet të këqija dhe nuk mund të rregullohen. Nuk dua të përmend emra. Ata e dinë vet kush janë, sepse u kam thënë. Unë dua të sqaroj se nuk kam ndonjë problem personal me menaxherin Roberto Mancini, shkroi Tevez.
Ai e përfundoi komunikatën duke e falënderuar pronarin e Manchester Cityt, Sheikh Mansour për përkrahjen dhe mirëkuptimin.