Manchester City ofron 35 milionë euro për De Rossin
Manchester, 9 gusht - Manchester City përparon drejt Daniele De Rossi. Siç raporton \"Gazzetta dello Sport\", trajneri italian i kampionëve të Premier League, Roberto Mancini ka zgjedhur mesfushorin e Romës si objektivin e tij parësor për merkaton e verës dhe investimi më i madh do të bëhetë pikërisht për të sjellë 29-vjeçarin në \"Etihad Stadium\".
Citiziens ofrojnë 35 milionë euro për kartronin e romanit, shifër që e tundon ekipin verdhekuq megjithëse një ditë më parë Drejtori Sportiv i kryeqytetasve deklaroi se Daniele De Rossi është i pashitshëm.
Gjithsesi, në një kohë jo të mirë financiare për klubet italiane, 35 milionë euro plus bonuset nuk mund të injorohen.