Manchester City, "kampion" i shpenzimeve
Manchester, 2 shtator - Gjithçka mori fund, përfundoi afati kalimtar i verës. Pas dy muajve të shitblerjeve, spekulimeve, tani është bërë gjithçka e qartë.
Afati kalimtar ishte interesant, shumëkush kishte pritur shumë transferime shumë të shtrenjta dhe të jashtëzakonshme, por ato nuk ndodhën si në të kaluarën.
Mbyllja e afatit kalimtar të verës automatikisht ka kthyer vëmendjen e klubeve drejt janarit, kur gjatë dimrit ato do të mundohen të bëjnë korrigjime rreth përforcimeve të cilat mund të kenë dështuar ti sjellin gjatë dy muajve të fundit.
Statistikat përfundimtare të afatit kalimtar të verës tregojnë se Atletico Madrid është klubi që përfitoi më së tepërmi nga shitja e futbollistëve, ndërsa nuk është për tu çuditur që Manchester City është klubi që shpenzoi më së tepërmi për angazhimin e përforcimeve në kërkim të titullit të kampionit në Premierligë.
Elita e futbollit anglez është liga që shpenzoi më së tepërmi para, ndërsa ylli i afatit kalimtar të verës është Sergio Aguero, i transferuar nga Atletico Madrid në Manchester City.
Shpenzimet më të mëdha:
Manchester City 92 milionë euro, PSG 89 milionë euro, Juventus 86 milionë euro, Chelsea 86 milionë euro, Roma 78 milionë euro.
Përfitimet më të mëdha:
Atletico Madrid 82 milionë euro, Arsenal 72 milionë euro, Palermo 69 milionë euro, Udinese 67 milionë euro, Genoa 59 milionë euro.
Ligat që shpenzuan më së tepërmi:
Premierliga 551 milionë euro, përfshirë përforcimin më të shtrenjtë të afatit kalimtar të verës, Sergio Aguero. Serie A 461 milionë euro, La Liga 349 milionë euro, Ligue 1 189 milionë euro dhe Bundesliga 153 milionë euro.
TOP 10 transferimet:
1. Aguero (Atletico M. - Man City) 45 milionë euro
2. Pastore (Palermo - PSG) 43
3. Falcao (Porto - Atletico M.) 40
4. Coentrao (Benfica - Real M.) 30
5. Fabregas (Arsenal - Barcelona) 29
6. Nasri (Arsenal - Man City) 27,5
7. Mata (Valencia - Chelsea) 26,7
8. Eto'o (Inter - Anzhi) 26
9. Sanchez (Udinese - Barcelona) 26
10. Downing (Aston Villa - Liverpool) 22,8