Manchester City ka ulur vlerën e Balotellit në 25 milionë
Manchester, 24 janar - Transferimi i Mario Balotellit te Milan bëhet gjithmonë dhe më i mundshëm.
Siç raporton "La Gazzetta dello Sport", kontaktet mes palëve janë shtuar ditën e djehsme dhe klubi i Manchester City ka ulur sërish vlerën e sulmuesit, e cila në fillim të tratativave kapte shifrën e 37 milionë eurove, ndërsa sot është diku te 25 milionët.
Pas kësaj skontoje të kampionëve të Anglisë, agjenti i Balotellit, Mino Raiola ka fluturuar për në Manchester ku do të takohet me drejtuesit e Citziens.
Mario Balotelli ka një krisje të amrrëdhënieve me trajnerin Roberto Mancini, i cili nuk e sheh më italianin në planet e tij ndaj dhe një largim do ti bënte mirë të dyja palëve.