Manchester City eliminohet nga kupa
Manchester, 26 shtator - Manchester City është eliminuar nga Kupa e Ligës, pasi Aston Villa ishte arrë tepër e fortë për t`u thyer nga kampionët e Anglisë.
Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat 2-2, por u desh që vazhdimet të vulosin kualifikimin nga raundi i tretë për Aston Villën.
Mario Balotelli iu rikthye golave në minutën e 27-të, para se në pjesën e dytë Aston Villa të bëjë rikthimin. Këtu ndihmoi Gareth Barry që shënoi për 1-1 në portën e gabuar (59).
Por, Aleksandar Kolarov (64) përsëri ktheu epërsinë për vendasit, teksa Agbonlahoro barazoi gjithçka në minutën e 70-të.
Në vazhdime Charles N`Zogbia shënoi për 3-2, para se Agbonlahor të finalizonte për 4-2 dhe kualifikin shumë të merituar për mysafirët.
Kupa e Ligës është gara e parë ku eliminohet Manchester City, por sheikët nuk po brengosen, pasi janë të gjallë ende në Premier Ligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup.