Manchecter City shpenzoi gjysmë miliardi euro për mbrojtje
Manchester, 3 tetor - Gjiganti anglez Manchester City ka paguar të paktën gjysmë miliardi euro për të përforcuar mbrojtjen e ekipit të saj që nga viti 2016 gjatë epokës së menaxherit spanjoll Pep Guardiola.
Në pronësi të City Football Group (CFG), Manchester City shpenzoi 509,1 milionë euro (596,4 milionë dollarë) për të sjellur 11 lojtarë, përfshirë nëntë mbrojtës dhe dy portierë në katër vitet e fundit.
Manchester City iu shit investitorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2008. Grupi United Abu Dhabi filloi një projekt për ta bërë ekipin një nga klubet më të mira të futbollit në Evropë dhe në botë.
CFG u themelua në vitin 2014 pasi Abu Dhabi United Group kishte shumicën e aksioneve.
Grupi financohet nga manjatët e Emirateve, Mansour bin Zayed Al Nahyan, shpesh i referuar si "Sheikh Mansour", dhe sipërmarrësi Khaldoon Al Mubarak, i cili administron klube në Britani, SHBA, Australi, Uruguaj, Indi, Spanjë dhe Belgjikë.
Klubi kryesor të cilin mbajnë është Manchester City.
Skuadra u forcua financiarisht pas marrjes nga EBA dhe u bë një gjigant në futbollin evropian.
Klubi pagoi 68 milion euro për të sjellur Dias nga Benfica
Manchester City i udhëhequr nga Guardiola nuk heziton të paguajë shuma të mëdha parash për mbrojtësit dhe portierët.
Këtë javë, ai nënshkroi me mbrojtësin qendror portugezin 23-vjeçar Ruben Dias nga ekipi portugez Benfica.
Klubi anglez i pagoi 68 milionë euro (79,6 milionë dollarë) Benfica-s për transferimin, sipas faqes gjermane të statistikave "Transfermarkt".
Në vitin 2019, klubi bleu mbrojtësin e djathtë portugez Joao Cancelo nga klubi italian Juventus për një tarifë prej 65 milionë eurosh (76,1 milionë dollarë).
Manchester City forcoi mbrojtjen e tij me qendërmbrojtësin francez Aymeric Laporte në vitin 2018, për një çmim prej 65 milionë euro që i pagoi Athletic Bilbao-s të Spanjës.
Gjithashtu, edhe portieri brazilian Ederson Santana de Moraes ishte një nga transferimet e bujshme kur iu bashkua City-t në vitin 2017. Manchester City pagoi 40 milionë euro (46,8 milionë dollarë) për të nënshkruar me Ederson nga Benfica.
Man City sundon Anglinë në drejtimin e Guardiola
Gjatë epokës së Guardiola-s, klubi dominoi Anglinë, duke fituar tituj të Premierligës në vitin 2018 dhe 2019.
Për më tepër, Manchester City fitoi Kupën FA në vitin 2019 dhe Kupën e Ligës Angleze (EFL) në vitin 2018, 2019 dhe 2020.
Klubi kryesoi në garat angleze për katër vitet e fundit, por ende nuk ka fituar titullin e nivelit më të lartë të Evropës, Ligën e Kampionëve të UEFA-së.
Arritja më e madhe e Manchester City-t në Ligën e Kampionëve ishte gjysmëfinaja në vitin 2015-16 me menaxherin kilian Manuel Pellegrini.
Klubi angazhoi Guardiola-n pas largimit të Pellegrinit në verën e vitit 2016.
Në sezonin e tij të parë, ekipi u eliminua nga Liga e Kampionëve në raundin e 16 skuadrave.
Më pas, arriti deri në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2018, 2019 dhe 2020, ndërsa në një mënyrë, dështimet në çerekfinale u bënë zakon për klubin.