Mançester United kërkon të marrë Riberinë
Mançester, 30 mars - Ser Aleks Ferguson nuk ka ndërmend tia lirojë shpejt vendin Murinjos, por tashmë ai po mendon për lojtarin që do të vërë përkrah Uejn Runit vitin e ardhshëm.
Dhe emri më i kuotuar është ai i talentit të futbollit francez, Frenk Riberi, për të cilin, sikurse ishte shkruar dhe në faqet e Sunday Express, është tashmë e gatshme një ofertë prej 40 milionë sterlinash (pak më shumë sesa 45 milionë euro), e cila do të duhet të formalizohet me rastin e sfidës së çerekfinaleve të Champions League mes Junatid e Bajenrit.
Për francezin, në skadencë kontrate në fund të sezonit, interesohen edhe Chealsi, Real Madrid e Barcelona.