01 Janar 2025

Man United i dyti, Reali i treti në botë

New York, 5 tetor - Manchester United rreshtohet i dyti ndërsa Real Madridi i treti në listën e revistës \"Forbes\" si marka më e vlefshme në sport.

I pari në listë është klubi amerikan i bejsbollit New York Yankees, ndërsa Barcelona qëndron vetëm e shtata në listë.

Rritja e vlerës së dollarit amerikan krahasuar me paundin britanik ka ndihmuar Yankees të ngrihen në majë të listës, ndërsa Forbes  thotë se Djajtë e Kuq do të ishin ende në krye nëse vlera e shkëmbimit do të ishte e njëjta si në vitin 2007.

Nga klubet evropiane të futbollit në listë janë edhe Bayern Munich (5), Arsenal (8) dhe Milan (9).

JA 10 markat sportive (jo klubet si të tëra, por vetëm vlera e emrit) sipas Forbes:

1. New York Yankees (MLB) me 340 milionë dollarë vlerë
2. Manchester United me 269 milionë dollarë
3. Real Madrid me 264 milionë dollarë
4. Dallas Cowboys me 193 milionë dollarë
5. Bayern Munich me 179 milionë dollarë
6. Boston Red Sox me 173 milionë dollarë
7. Barcelona me 172 milionë dollarë
8. Arsenal me 158 milionë dollarë
9. AC Milan me 147 milionë dollarë
10. New England Patriots me një vlerë prej 146 milionë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)