12 Janar 2025

Malouda futbollisti që paguhet duke ndejtur kot

Paris, 24 maj - Florent Malouda është futbollisti më  me fat. Mesfushori francez paguhet 80 mijë funte në javë, respektivisht 4 milionë funte në vit, vetëm duke ndejtur.

Futbollisti nuk luajti fare sezonin e fundit me ekipin, e tani gjendet në qendrën stërvitore Cobham, ndersa shokët e tij kanë shkuar në SHBA.

Futbollisti i krahut të majtë nuk ka luajtur që nga finalja e Ligës së Kampionëve, të cilën Chelsea e kishte fituar vitin e kaluar ndaj Bayern Munichut.

Ai ishte konsideruar i panevojshëm për Chelsea dhe mendohej se do të shitej, por ai preferoi të qëndronte në Stamford Bridge, për te respektuar kontratën e majme, edhe pse nuk luajti asnjë minutë këtë sezon. 

Malouda ka kontratë edhe një vit dhe mund të qëndrojë tek fituesi i Europa League, për t’i shijuar 4 milionë të tjera, duke ndenjur këmbëkryq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)