29 Prill 2024

Maldini mund të ribashkohet me Ancelottin

Milano, 13 nëntor - Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, mund të marrë një detyrë tek Chelsea ku ai do të mund të bashkohej me ish-trajnerin, Carlo Ancelottin.

\"The Sun\" shkruan se pas largimit të befasishëm të Ray Wilkins, Ancelotti mund të bëjë edhe një tentim për të sjellë Paolo Maldinin në klub.

Maldini u përmend se mund të ishte numri dy i Ancelottit kur menaxheri italian për të parën herë arriti në Chelsea, 16 muaj më parë, por ai thuhet se kishte refuzuar ofertën.

Tani thuhet se ai përsëri është cak i Chelseat. Një prej emrave të tjerë që përmenden është edhe ish-ylli i këtij ekipi, Gianfranco Zola. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)