Maldini, drejtori i fushës teknike
Milano, 16 prill - Milani ka vendosur që për sezonin e ardhshëm të mbështetet te lojtarët legjendarë të klubit, si për drejtimin e stolit, ashtu edhe për disa poste të rëndësishme në klub.
Nëse Leonardo largohet, për tu emëruar në krye të Brazilit, vendin e tij do ta zënë dyshja Tasoti-Gali.
Do të rikthehet edhe Paolo Maldini, jo në fushë si dëshironte Galiani, por në një post që ka mbetur bosh prej qershorit 2009: atë të drejtorit të fushës teknike, që më parë mbahej nga Leonardo, përpara se braziliani të niste karrierën si trajner.