12 Janar 2025

Majlinda sërish e artë, detyron Rusinë ta respektojë flamurin dhe himnin e Kosovës

Tryumen, 25 maj - Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka vazhduar me paraqitje mahnitëse. Ajo, të shtunën, në Tryumen të Rusisë, ka fituar medaljen e artë në turneun ‘World Masters’, vetëm pak javë pasi fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin evropian.

Majlinda në finalen e kategorisë 52 kilogramë e ka mposhtur xhudisten nga Mongolia, Tsolmon Adijasambu. Paraprakisht xhudistja kosovare në rrethin e parë kaloi pa luftë, në rrethin e dytë e mposhti spanjollen, Laura Gomez, kurse në gjysmëfinale u përball me sukses me rumunen, Andrea Çitu.

Kësisoj, Majlinda, ka bërë që të valvitet flamuri i Kosovës dhe të intonohet himni pikërisht në Rusi, shtet i cili vazhdimisht e ka kundërshtuar Pavarësinë e Kosovës dhe që ende nuk e njeh shtetësinë e saj.

Mirëpo, ky sukses i Majlindës ka bërë që himnin e Kosovës ta respektojnë edhe rusët, të cilët kanë qëndruar në këmbë gjatë intonimit të tij, derisa për Majlindën kanë shfaqur interesim të madh edhe mediat ruse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)