14 Maj 2025

Majlinda Kelmendi kampion bote

Rio de Zhenerio, 27 gusht - Majlinda Kelmendi i ka dhënë Kosovës titullin e parë botëror të xhudos të martën mbrëma, kur mundi brazilianen Erika Miranda në kategorinë 52kg, duke fituar medaljen e artë në Rio de Zhanero.

22-vjeçarja, xhudistja e parë kosovare që fiton medalje që kur vendi i saj është shpallur shtet më 2008, nuk ka qenë befasi që ka fituar pasi që në Rio de Zhanero erdhi e ranguar në vendin e parë në kategorinë e saj duke fituar ngjarjen prestigjioze Masters, raporton Zeri.info.

Edhe për Mirandën, kjo ishte medalja e parë, si në nivel botëror, ashtu edhe në atë Olimpik, e cila më 2007 dhe 2010, humbi medaljen e bronztë në kampionatin botëror.

Në finalen e madhe, Majlinda Kelmendi ishte e vetme me trajnerin e saj, Driton Kuka kundër brazilianes, Erika Miranda por edhe gjithë të mbledhurve në palestër që po i jepnin kësaj të fundit përkrahjen maksimale në vendlindje.

E megjithatë këshillat e trajnerit, Kuka i cili krijoi një kampione të botës nga Peja dhe palestra e tij, deri në piedestalin e botës ishin vendimtare. “Puno më shumë, puno më shumë”, kjo ishte këshilla e vetme që vlente më shumë se mijëra e mijëra brazilian që prisnin triumfin e bashkëkombases së tyre.

Një minutë para përfundimit të duelit, Majlinda bëri një rrëzim të kundërshtares që e mbajti deri në dorëzimin e saj dhe përfundimin e duelit me meritë në favor të saj.

Pas përfundimit të finale, gëzimi është i papërshkruar, ndërsa spikeri oficiel lajmëroi se ky është titulli i parë i botës për Kosovën.

Deri në finale, vajza pejane ka mposhtur në xhiron e parë portugezen, Joana Ramos, pastaj francezen, Priscillia Gneto, gjermanen Mareen Kraeh, deri sa në gjysmëfinale ishte më e mirë se japonezja, Yuki Hashimoto.

Garuesja tjetër nga Kosova në këtë botëror është Nora Gjakova, e cila garon në kategorinë deri 57 kilogram. Gjakova në xhiron e parë do të përballet me argjentinasen, Melissa Rodriguez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)