26 Dhjetor 2024

Majlinda e bëri Kosovën fuqi sportive

Shkruar nga Agim Tahiraj

Kosova është në mesin e shteteve më të fuqishme me medaljen e artë olimpike. Kosova është lartësuar dhe po shkruhet gjer e gjatë nga mediumet prestigjioze sidomos për xhudisten kampione olimpike, Majlinda Kelmendin.

Suksesi i Majlindës është historik për Kosovën veçmas për Driton Kukajn, i cili ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe që është model për të gjithë trajnerët jo vetëm në Kosovë e në shtetet e rajonit. 

Majlinda dhe Kuka e bënë Kosovën fuqi sporti dhe faktikisht gjithmonë kemi pasur traditë, është treguar edhe më herët që ne për sportet vetjake jemi njëshi.

Andaj besoj se po të ishte edhe ndonjë boksier dhe mundës, do të ishim të suksesshëm, por Majlindës dhe Kukajt duhet uruar të gjithë dhe të jemi krenar që iu kemi.

Majlinda e ka mbërri këtë me punën që ka bërë me trajnerin dhe njëkohësisht disiplina e saj dhe respektimi i saj në punën. Po ashtu sugjerimet e trajnerit e kanë bërë këtë sukses që do të ketë historinë e vete.

Ky sukses është edhe puna e përbashkët, programi i trajnerit , besueshmëria, sugjerimet, këshillat e tija kanë dhënë të gjitha frytet. Kohët e fundit po pyete se a ka ndonjë sport që mund t’i afrohet xhudos?

Në Kosovë mund të kemi po ashtu sportist të tillë në boks,  por mos të harrojmë se tradita është dhe xhudoja po e dëshmon, duke u ngritur në majën e sportit botëror, fitoi të artën olimpike.

Të gjithë e dimë se në të kaluarën kemi pasur boksin me traditë, që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm.

Megjithatë xhudoja ka treguar përformancën botërore dhe tani janë sporti bindshëm më i mirë në vend, shembull që duhet ndjekur.

Kosova që moti e ka merituar të jetë në Lojërat Olimpike dhe Majlinda vërtet e bindi botën e sportit, por edhe të politikës, se Kosova e ka vendin në Olimpiadë.

Kështu që është dashtë që të jetë edhe më herët aty, pra e arta e Majlindës është histori dhe mburrje e kombit shqiptar dhe mburrje e Kosovës, shtetit tonë.

Porosia ime është që sa më shumë të rinjtë t’i kushtojnë sportit po ashtu institucionet e sportit të bëjnë të gjitha të mundshmet për sport dhe normal besoj se rezultatet e mos mungojnë së fundmi.

Uroj Majlindën për të artën dhe suksese tjera të mëdha në jetë po ashtu edhe trajnerit Kuka dhe shpresoj se do të dimë ti vlerësojmë këtë rezultat ne si sportist, institucionet dhe po ashtu të gjithë qytetarët.

Porosia ime duhet që t’i respektojmë të gjithë sportist[t që janë meritorë, respekt për kampionet.

Prandaj, shpresojmë që brenda disa viteve të kemi sa më shumë medalje olimpike. E rëndësishme është se Kosova ka në xhep medaljen olimpike dhe të artë, kjo është mrekulli.

/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)