22 Prill 2025

Lukaku pritet të jetë pasardhësi i Drogba-s

Londër, 20 gusht - Andre Villas-Boas ka përkrahur Romelu Lukakun që të bëhet idhull tek Chelsea, sikur Didier Drogba.

Talenti belg Romelu Lukaku njihet ndryshe për forcën fizike që ai përdor në fushë dhe duket si një Drogba i rilindur.

Lukaku kompletoi transferimin e tij nga Anderlechti, të enjten, ndërsa trajneri Villas-Boas nuk frikësohet të aktivizojë menjëherë sulmuesin 18 vjeçar.

"Nëse ai paraqitet në shkallën që Drogba është paraqitur për këtë klub, atëherë pse jo? Ai ka fuqi të jashtëzakonshme, është i fortë në duele".

"Pavarësisht madhësisë, ai ka shpërthim dhe aftësi të reagojë shpejt dhe duket i jashtëzakonshëm në fushë", tha Villas-Boas për Daily Mirror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)