Lukaku ka vendosur të largohet nga Interi
Milano, 4 gusht - Romelu Lukaku bëhet gati t'i thotë lamtumirë Interit pas dy sezonesh ku arriti të rikthente titullin te zikaltërit dhe siç mësohet, bomberi belg ka vendosur të rikthehet në Premier League.
Chelsea ka buxhet të jashtëzakonshëm dhe është gati të bëjë ofensivën finale për sulmuesin.
Teksa Interi refuzoi 100 mln euro cash dhe kartonin e Marcos Alonsos, oferta tjetër është e parezistueshme, 130 mln euro për kartonin dhe 12 mln euro neto për sulmuesin.
Në një kohë të tillë, askush, as Real Madrid nuk mund të refuzojë oferta të tilla dhe me të marrë zyrtarisht ofertën, klubi dhe Lukaku do të ndahen.