Lukaku, dëshiron të rikthehet te Interi
Ohër, 7 korrik - Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku, dëshiron të rikthehet te Interi.
Sipas “Corriere della Sera”, që nga fundi i vitit të kaluar, belgu ka telefonuar vazhdimisht me ish-lojtarët e tij, trajnerët, si dhe drejtuesit e klubit të Milanit.
Ai është i gatshëm të heqë dorë nga një e treta e pagës aktuale për të luajtur sërish në Itali.
Një transferim te Lukaku është i mundur në formën e një huazimi dyvjeçar, por deri më tani përfaqësuesit e “Nerazzurrëve“ nuk do të bëjnë ndonjë lëvizje formale.
Vihet re se 29-vjeçari është gati të bëjë të gjitha gjasat për t’ia përcjellë pozicionin e tij drejtuesve të rinj të Chealse dhe synon të refuzojë çdo propozim nga të gjitha klubet përveç Interit.