Luka Jovic i padëshiruar edhe nga Ancelotti
Romë, 7 korrik - Luka Jovic është i bindur se ai do të jetë në gjendje të qëndrojë te Real Madrid këtë vit, por realiteti është se ai është në listën e largimeve dhe klubi madrilen po punon për t’i gjetur destinacionin e ri.
Megjithëse serbi shpreson të bindë Ancelottin, trajneri italian tashmë duke se e ke vandosur për të mos e bërë pjesë të planeve të tij për sezonin e ri.
Trajneri nuk dëshiron lojtarë që nuk ka ndërmend t’i përdorë, jo vetëm për të mirën e ekipit por edhe për vetë futbollistët.
Tani për tani, opsioni më i mirë i Jovic është kthimi në Eintracht. Nëse jo, Monaco dhe Milan janë ende të interesuar ta shtojnë atë në skuadrat e tyre përkatëse.