Luis Suarez rezulton pozitiv në testin për koronavirusi
Madrid, 17 nëntor - Ylli uruguaian i klubit spanjoll Atletico Madrid, Luis Suarez, rezultoi pozitiv në testin për koronavirusi.
Asociacioni Uruguaian i Futbollit (AUF) përmes një kumtese konfirmoi gjendjen e sulmuesit 33-vjeçar.
Suarez ishte me ekipin kombëtar të Uruguait, që do të përballet me Brazilin në kualifikimet e Kupës Botërore FIFA 2022 në Amerikën e Jugut më 17 nëntor.
Portieri Rodrigo Munoz dhe zyrtari për media i ekipit kombëtar Matias Faral gjithashtu dolën pozitivë, por anëtarët e tjerë të ekipit ishin negativ në koronavirus.
Federata shtoi se që të tre tani janë mirë, por u morën masa për ta.
Suarez mund të humbasë ndeshjen e së shtunës në ligën spanjolle kundër ekipit të tij të vjetër Barcelona në Stadiumin "Wanda Metropolitano" në Madrid.
Në shtator, Suarez u transferua në Atletico Madrid për një sfidë të re në karrierën e tij, duke lënë Barcelonën.
Ai është golashënuesi i tretë kryesor i të gjitha kohërave për Barcelona, duke shënuar 198 gola në vitet 2014-2020.
Suarez e ndihmoi Barcelonën të fitonte titullin e Ligës së Kampionëve 2015 dhe katër trofe të La Ligës (2015, 2016, 2018 dhe 2019).
Ai gjithashtu fitoi edhe titulllin Copa America 2011 me kombëtaren e tij.