Luis Enrique trajner i Romës
Romë, 9 qershor - Roma ka caktuar Luis Enriquen si trajnerin e tyre të ri, duke patur një kontratë dy vjeçare, me mundësi shtimi edhe një vit.
Sky Sport24 raporton se një marrëveshje është bërë mes klubit Italian dhe ish-trajnerin e Barcelona B, ku pritet edhe një njoftim zyrtar së shpejti.
41-vjeçari i cili është zëvendësues i Montellas, do të përfitojë 1.6 milionë në vit dhe do të drejtojë klubin i cili përfundoi i gjashti në sezonin e kaluar, ku do të ketë mundësi të luajë në play-off për Europa League.