25 Dhjetor 2024

Luis Enrique njofton largimin nga Barcelona

Barcelonë, 2 mars - Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka deklaruar se ky është sezoni i fundit i tij në krye të klubit.

Menjëherë pas fitores tenistike, 6-1 ndaj Sporting Gijon, gazetarët pyetën Enriquen, nëse dop të rinovonte kontratën që i përfundon në muajin qershor dhe trajneri u përgjigj: “Nuk do të rinovoj”.

Zërat për largimin e Luis Enriques kishte kohë që qarkullonin, por humbja e thellë në Paris, i ka shtuar edhe më shumë përplasjet brenda klubit katalanas.

Prej kohësh flitet se midis Luis Enriques dhe senatorëve të ekipit të Barcelonas ka përplasje të vazhdueshme, të cilat janë reflektuar shpesh edhe në fushën e lojës.

Luis Enrique erdhi në krye të Barcelonas, në vitin 2014 dhe në sezonin e parë fitoi tripletën, ndërsa në të dytin, La Liga-n dhe Kupën e Mbretit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)