Luis Enrique i bindur se do të qëndrojë te Roma
Romë, 1 maj - Luis Enrique është i bindur se karrigia e tij te Roma është e sigurt.
Karriera e trajnerit në stadiumin Olimpico ka qenë e diskutueshme pavarësisht faktit se ai ende ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Tash mendoj vetëm për Chievon. Më pëlqen të punoj dhe të mos flas. Jam krenar që jam menaxher i Romës.
Jam një trajner më ndryshe dhe do të flas me klubin në fund të sezonit. Megjithatë, tashmë e di çfarë dua të bëj, jam 100 për qind i sigurt për këtë, ka thënë Enrique.