Lucas është zyrtarisht futbollist i Paris Saint Germain
Paris, 9 gusht - Futbollisti, Lucas Moura, aq shumë i ndjekur nga Inter, është zyrtarisht futbollist i Paris Saint Germain (PSG).
Talenti brazilian është blerë nga sheikët parizienë për një shifër prej 42 milionë eurosh dhe ka firmosur një kontratë që zgjat deri në vitin 2017.
Por Lucas nuk do ti bashkohet nënkampionëve të Francës në këtë fillimsezoni pas Lojërave Olimpike Londër 2012, por në janar.
Me këtë transferim PSG i rrëmben futbollit italian një tjetër talent.