Luca Toni i ofrohet Malagas
Napoli, 10 korrik - Marek Hamsik mendon se Napoli mund ta fitojë titullin e Serie A në sezonin e ardhshëm.
Partenopei dështuan të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, mirëpo ata triumfuan në finale të Kupës së Italisë kundër Juventusit.
Fitorja në Coppa Italia na ka bërë të vetëdijshëm për vlerën tonë.
Dëshira ime është akoma që të fitoj gjëra. Dhe kjo është ndjekja e objektivit të madh. E tillë ishte Coppa Italia.
Çfarë dua unë? Unë dua ta fitoj Scudetton, mirëpo aty janë së paku edhe katër klube tjera që mund ta fitojnë, ka thënë sllovaku për Corriere dello Sport.