11 Janar 2025

Lorik Cana promovon Kosovën në Europë

Tokio, 17 dhjetor - Simboli i Shqipërisë dhe i Kosovës, Lorik Cana, ka marrë pjesë në një promovim në favor të pranimit të përfaqësueses kosovare në futbollin europian dhe bashkë me të kanë qenë edhe lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare nga shteti më i ri në kontinent.

Kapiteni kuqezi ka pasur në krah Xherdan Shaqirin e Bayern Munchen, Granit Xhakën e Borussia Munchengladbah apo edhe Valon Behramin e Napolit.

Kosova po has vështirësi për njohje ndërkombëtare, edhe pse FIFA lejoi skuadra të saj që të luajnë miqësore, por duke përjashtuar ekipin përfaqësues të të rriturve. Leja u dha për të rinjtë, femrat, klubet dhe amatorët.

Ndërkaq, Fadil Vokrri, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, do të tentojë njohje nga ana e FIFA-s. Sipas tij, janë 118 anëtarë të kësaj organizate, nga 209 gjithsej, që e njohin Kosovën, të ndarë në 97 shtete të OKB-së.

Problemi më i madh gjithsesi lidhet me UEFA-n ku ndikimi i Serbisë është më i madh. Presidenti i FIFA-s, Blater e mbështetin në majin e shkuar lejimin ndeshjeve të Kosovës, por presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ishte kundër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)