11 Janar 2025

Lorik Cana nuk mohon mundësinë e kthimit në Marseille

Lazio, 9 mars - Mesfushori kosovar i Lazios, Lorik Cana ka zbuluar se pse në vitin 2009 u largua nga skuadra franceze Olympique Marseille. Cana, 29-vjeçar, nuk e ka mohuar mundësinë që një ditë të kthehet te klubi i njohur francez.

Ai në rrjetin social Twitter ka shkruar se do të ishte kënaqësi për të që një ditë të luajë sërish në Marseille.

“Pse e lashë Olympique Marseillen? Unë nuk isha në planet e trajnerit Didier Deschamps. Nuk e përjashtoj kthimin tim në Olympique Marseille, do të ishte kënaqësi e madhe të luaj sërish në këtë skuadër”, ka thënë Cana, njoftoi  “eurosport.fr”.

Kapiteni i Shqipërisë prej vitit 2005 deri më 2009 luajti për Marseillen. Pas ekipit francez u transferua në Angli te skuadra e Sunderlandit, ku luajti vetëm një edicion, derisa një edicion luajti edhe për skuadrën turke Galatasaray. Aktualisht është pjesë e skuadrës romake Lazio

Cana të enjten mbrëma u paraqit gjatë gjithë ndeshjes kundër poshti Stuttgartit në udhëtim, të cilën romakët e fituan me rezultatin 2:0 në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Evropës. Ai në këtë ndeshje u ndëshkua me karton të verdhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)