Lorik Cana nuk do të largohet nga Lazio
Romë, 4 dhjetor - Mesfushori kosovar i Lazios, Lorik Cana, të dielën nuk u kursye nga trajneri.
Ai luajti në pjesën e dytë në ndeshjen Lazio Parma (2:1), pasi zëvendësoi Giuseppe Biavan në qendër të mesfushës, që në të vërtetë nuk është roli i tij i natyrshëm.
Ardhja e Vladimir Petkoviqit në krye të Lazios nuk ndihmoi kapitenin e Shqipërisë të zërë një vend të rëndësishëm në ekipin bazë.
Por pavarësisht nga kjo luftëtari, siç e quajnë në Romë, nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Lazio në afatin kalimtar të janarit.