Lojtarët e City, kundër Mancini-t
Manchester, 2 nentor - Lojtarët e Manchester City kërkojnë largimin e trajnerit të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas tabloidit britanik 'The Sun', shumë nga yjet multi-milionere të ekipit nga Manchester, besojnë se nuk do të jenë asnjëherë në gjendje të luftojnë për titull nëse në stol vazhdon të qëndrojë Mancio.
Manchester City pësoi një humbje të papritur të shtunën ndaj Wolverhampton 2-1, në të cilën Emanuel Adebayor pati dhe një grindje me shokun e ekipit të tij, Vincent Kompany.
Lojtarët nuk e duan më Mancini-n. Këto kohë italiani po mundohet të tregohet i rreptë, por asnjë nga lojtarët nuk do tia dijë. Ekipi po shpërbëhet sepse nuk ka më respekt për trajnerin, të gjithë po presin largimin e tij, shprehet një burim i City për tabloidin.