22 Dhjetor 2024

Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen pa spektatorë të huaj

Tokio, 20 mars - Organizatorët e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios njoftuan sot se lojërat më të mëdha në botë do të mbahen pa spektatorë jashtë shtetit, duke pasur parasysh pandeminë COVID-19.

"Ne duhet të marrim vendime që mund të kenë nevojë për sakrificë nga të gjithë dhe duhet të kërkojmë mirëkuptim", tha Thomas Bach, shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Vendimi u mor sot gjatë një takimi virtual, njoftoi Kyodo News.

Pandemia e COVID-19 shtyu Lojërat Olimpike të Tokios 2020 deri në verën e këtij viti.

Në një takim virtual sot, krerët e pesë organeve organizuese, përfshirë KON, Komitetin Ndërkombëtar Paraolimpik, u takuan për të vendosur moslejimin ardhjes së spektatorëve në Japoni për lojërat.

Bach shtoi se prioriteti kryesor i organizatorëve është "të ofrojnë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në lojëra dhe qytetarët në Japoni".

Pandemia ka shkaktuar shtyrjen e ngjarjeve të mëdha në mbarë botën ndërsa qeveritë përkatëse mbyllën kufijtë për të ndaluar përhapjen e infeksionit, i cili ka prekur mbi 123 milionë njerëz, përfshirë mbi 2,7 milionë vdekje që nga raportimi i parë në dhjetor të vitit 2019. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)