Llorente, tashmë edhe Milan
Milano, 10 shtator - Një sulmues që i skadon kontrata vitin e ardhshëm është një okazion i mirë për shumë skuadra, sidomos në kohë krize si kjo që po kalohet tani.
Ja pse Fernando Llorente përbën një prej \"dëshirave\" më të mëdha për sezonin e ardhshëm.
Athletic Bilbao nuk pranoi ta shiste këtë verë pak milionë më pak se klauzola që ishte vendosur dhe tashmë rrezikon ta shesë në parametra zero.
Sulmuesi bask nuk do të firmosë rinovimin e kontratës dhe nga muaji shkurt do të jetë pjesë e një tjetër skuadre.
Juventus e kërkon prej javësh lojtarin dhe që ofron 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse, por sipas asaj që raporton \"SportMediaset\", në rrugën e bardhezinjëve drejt Llorente është futur edhe Milan, i cili po përgatit edhe ofertën për sulmuesin e kombëtares spanjolle.